Të tjera hollësira mësohen nga akti tragjik që ndërmorri pacienti 52-vjeçar Preng Gjonaj në spitalin COVID2 në Tiranë.

Sipas burimeve, Gjonaj me origjinë nga Tropoja kishte një javë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rënduar nga COVID-19. Ai ishte në katin e katërt të spitalit, atje ku qëndrojnë të sëmurët më rëndë dhe pikërisht nga atje u hodh.

Kanë qenë mjekët ata që njoftuan të alarmuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet.

Policia sekuestroi kartelën e viktimës në kushtet e hetimit.

Nuk ka informacion se Gjonaj ka pasur sëmundje mendore ose problem mendore, por dyshime se ka pasur stres të fortë për shkak të sëmundjes.