3 korrik 2014 – Ndonëse njihet në masë si njëra ndër fytyrat publike më humane në botë, e po ashtu edhe si një grua dhe nënë e mirë, duket se e kaluara e aktores Angelina Jolie ka qenë pak problematike. Sipas magazinës amerikane “National Enquirer”, aktorja ka kaluar nëpër një rini të errët. Në numrin e ri të kësaj reviste do të zbulohen disa fshehtësi të errëta e problematike të aktores.

Në numrin më të ri do të publikohen disa fotografi të pa publikuara deri tani të Jolie. Sipas kësaj reviste këto foto janë bërë kur Jolie ishte njëzet vjeçe, ndërsa thuhet se në atë kohë ka qenë e varur nga droga. Krahas fotografive kjo reviste do të publikojë edhe intervistën me një shpërndares droge, i cili tregon se ia ka shitur shpesh herë drogën aktores. Ndër të tjera ai ka theksuar se Angelina ka qenë përdoruese e drogave të rënda si heroinë e kokainë. Krahas kësaj shpërndarësi ka folur edhe për shprehitë e egra seksuale që aktorja ka pasur në atë kohë.

“Kjo do të ishte një përulje e madhe për Brad Pitt”, ka shtuar burimi. Gjashtëdhjetë e tetë vjeçari Franklin Mayer, ka nënvizuar se aktorja në shumicën e rasteve ka ardhur tek ai në banesë për ta marrë drogën, por ka pasur raste kur edhe ai ka shkuar deri tek vendi ku ka qenë Jolie. Tani vetëm mbetet të shohim se si do të reagojë bashkëshorti i saj, aktori i njohur Brad Pitt, kur të marrë vesh të kaluarën problematike të Angelina Jolie.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/