Është gjetur në një kodër në zonën e Niklës trupi i pajetë i shtetasit Artur Çangu, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, viktima është konstatuar e shtrirë në tokë, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe janë konstatuar shenja plumbash.

Sipas informacioneve paraprake, autor i dyshuar për vrasjen është shtetasi Eduart Ahmataj, me të cilin viktima thuhet se ka pasur një konflikt disa ditë më parë.

Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.