Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama. Burime pranë takimit bënë te ditur se diskutimi mes, kryediplomates së SHBA dhe kryeministrit ka zgjatur rreth 2 orë.
Burime pranë Ambasadës Amerikane bëjnë me dije se në fokus të takimit Rama dhe Kim ka qenë dhe marrëveshja e 5 qershorit për Kodin Elektoral, për të cilat SHBA thekson se “pritshmëritë për të janë të qarta”.
“Rama dhe Kim kane diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë edhe pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit, që arriti të finalizonte Këshilli Politik”– thane burime pranë Ambasadës së SHBA.
Takimi Rama-Kim vjen një ditë pas rimbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, në të cilën ishte i pranishëm dhe vetë Kryeministri.
Më herët, si ambasadorja e SHBA, dhe ai i BE-së e UK-së, janë shprehur se Parlamenti duhet të miratojë draftin e amendimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit, duke mos bërë asnjë ndryshim. /bw





