Grupimi “Për PD”-në i krijuar pas humbjes të zgjedhjeve të 25 prillit nga Partia Demokratike, do të shpallë emrat e dy kandidatëve për zgjedhjet për postin e kryetarit të selisë blu.
Sipas mediave, emrat e propozuar janë ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.
Ndërkohë bëhet me dije se komunikimi i kandidatëve do të shtyhet për nesër për shkak të konferencës për media që pritet të mbajë sot në orën 18:00 ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpall “non grata” nga DASH.
Grupi për PD është krijuar si fraksion kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pas humbjes së kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit.





