“Big Brother VIP” po afron dhe çdo dit nga një personazh i ri po zbulohet.

Mësohet se dy emra të rinj do të jenë pjesë e reality show-t. 

Bëhet fjalë për ish-konkurrentin e “Big Brother” Valer Kolnikaj si dhe për kantautorin Robert Aliaj.

Pa dyshim që të dy personazhet kanë stile të ndryshme dhe pritet që me sjelljen e tyre të bëhen protagonistë duke shkaktuar shumë “zhurmë” për publikun.

Më herët u konfirmuan si pjesë e “Big Brother” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj.

Ndërkohë përflitet dhe për Ema Andrean, Arjola Demirin, Andi Artanin, Romeo Veshajn, Arjola Demirin dhe Anxhela Peristeri.