Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbulimin e autorëve të vjedhjes së një makine. Bëhet fjalë për dy vëllezër nga Burreli, njëri prej të cilëve ra në prangat e policisë, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

I arrestuari është Agustin Toçi 20 vjeç, ndërsa vëllai që është në arrati, shtetasi A.T. 32 vjeç.

Rreth orës 03:10 të datës 10 maj, në lagjen nr.13, dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. T. 45 vjeç,  banues në Durrës.