Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dorëzuar në Kuvend emrat për ambasadorët e rinj në disa shtete.
Ridi Kurtezi propozohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe;
Zhaklina Peto propozohet ambasadore në Republikën Federale të Gjermanisë;
Ervin Bushati propozohet për ambasador në SHBA, rezident dhe ambasador jo rezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe Republikën e Kosta Rikës;
Ilir Gjoni propozohet ambasador në NATO;
Vasilika Hysi propozohet ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë;
Meri Kumbe propozohet ambasador në Izrael;