Flamur Noka dhe Arben Ristani janë dy emrat që do të jenë në garë për sekretar të përgjithshëm të PD-së.
Kryetari i PD, Sali Berisha i ka të qarta emrat që do të prezantojë në kryesi për postet e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretariateve.
Mësohet se në garë për postin e nënkryetarit do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.
Ndërsa për një nga postet drejtuese do të kandidojnë edhe Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Flamur Noka.
Votimi do të nisë në Këshillin Kombëtar në orën 18:00 dhe numërimi i votave më pas do të jetë transparent.





