Punimet në lulishten "Shën Maria" në qytetin e Korçës kanë nxjerrë në sipërfaqe disa eshtra, të cilat dyshohen se janë të varreve të vjetra ortodokse.

Vetë banorët thonë se me herët në këtë lulishte pranë kishës kanë qenë varrezat e qytetit.

"Nuk është hera e parë që dalin eshtra në sipërfaqe. Është e patolerueshme të lihen aty dhe e sigurt që më pas i hedhin në kanal. Është mosrespekt i të ndjerëve."