Malajzi, 12 mars 2014– Komunikimi i fundit me aeroplanin e kompanisë Malaysia Airlines zbulon se çdo gjë ka qenë normale në bord, disa minuta para se ai të zhdukej mbi Detin e Kinës Jugore, kanë bërë të ditur autoritetet e Malajzisë.

“Gjithçka në rregull” është përgjigjur fluturimi MH370 në radio-mesazhin e kontrollorëve ajrorë të Malajzisë. Autoritetet e Malajzisë kanë zbuluar komunikimin e fundit me aeroplanin në një konferencë për gazetarë në Pekin, për të afërmit e 154 kinezëve, që janë në mesin e pasagjerëve të zhdukur.

Avioni me 239 njerëz në bord, ka humbur kontaktet me kontrollorët tokësorë të shtunën, ndërsa udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin. Kërkimet për të po vazhdojnë, ndërkohë që çdo orë që kalon rrit edhe më shumë tensionin mes familjarëve të pasagjerëve.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/