Fakte tronditëse kanë dal në pah për yllin e muzikës botërore Michale Jackson. Së fundmi është publikuar një raporti policor i vitit 2003, i kontrollit policor në fermen Neverland të Michael Jacksonit, ku ishte gjetur një koleksion i madh i materialit bizar pornografik.
Në shumicën e tyre gjendeshin materiale, fotografi dhe video, të cilat ishin përdorur në kohën kur Jackson është gjykuar, pas denoncimit të një djali të vogël. Faktet janë gjetur në shtëpinë e këngëtarit në 2003 në kohën kur ai ndodhej në Las Vegas. Pas këtyre zbulimeve policia lëshoi urdhër-arrestin nga Jacksonit.
“Dokumentet e ekspozuan Jacksonin si manipulues, një grabitqar i çmendur i drogës dhe seksit, i cili ka përdorur gjak, imazhe eksplicite seksuale të sakrifikimit të kafshëve dhe marrëdhënie seksuale të të rriturve për t’i detyruar fëmijët të bëjnë atë që dëshironte. Ai gjithashtu kishte imazhe të neveritshme dhe tronditëse të torturimit të fëmijëve, të rriturve dhe nudizmin femëror, robërinë femërore dhe sadomazokizmin”, kishte deklaruar një hetues policie.
“Një pjesë e madhe e këtij materiali është shfrytëzuar për t’i bërë fëmijët të pandjeshëm, në mënyrë që Michael pastaj t’i merrte një nga një me vete në shtrat. Kemi identifikuar pesë djem të ndryshëm, të cilët kanë bërë akuza për abuzim seksual. Unë nuk kam dyshim se Michael ishte fajtor për ngacmim seksual”, ka shtuar ai.
Në 2005 këngëtari është shpallur i pafajshëm, pas një marrëveshje të bërë me prindërit e fëmijës, duke i paguar atyre mbi 25 milionë dollarë.
Michael u kthye në SHBA në vitin 2009 kur po përgatitej për turneun e ri muzikor, por u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 25 qershor të atij viti.





