DURRES – Zbulohen fotot e jetës luksoze të vajzës që vodhi miliona lekë në shtëpinë e babait, teksa ka pozuar me bashkëjetuesin e saj nëpër plazhe të ndryshme dhe nëpër lokale e restorante të shtrenjta. 

Ajo – një ish-nxënëse që përfundoi vitin e kaluar shkollën e mesme të Medresesë “Mustafa Varoshi” në Durrës dhe ai – një djalë me origjinë nga Skrapari, pa profesion dhe pa një punë stabël, po bashkëjetonin që nga korriku.

Ata kishin marrë një shtëpi me qira në qendër të qytetit bregdetar, që më pas e kishin mbushur me mobilie moderne. 

Çifti Fatma Buziu 18 vjeç dhe Ismail Xhindi 25 vjeç duket se kanë shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar janë pikasur nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu.