Imazhet, që shfaqin 80% të reagimeve të neuroneve, janë kapur nga shkencëtarët e Janelia Farm Research Campus

Një video e realizuar nga disa shkencëtarë, për herë të parë tregon sesi funksionon truri i një krijese.

Në këtë rast bëhet fjalë për një larvë peshku, të cilës i është skanuar i gjithë mekanizmi i mendjes në kohë reale, falë përdorimit të një teknike të cuilësuar si mikroskopike dhe me shpejtësi të lartë për të kapur një imazh të organit çdo 1.3 sekonda.

Imazhet, që shfaqin 80% të neuroneve të kësaj krijese, janë kapur nga shkencëtarët e Janelia Farm Research Campus të "Howard Hughes Medical Institute" në Virginia të SHBA. Kërkimi i tyre është publikuar në revistën shkencore "Nature".

Tashmë mbetet të shihet nëse kjo teknikë mund të përdoret edhe për krijesa të tjera.

Kushedi nëse një ditë do t'i takojë edhe sistemit tonë nervor, pasi një nga objektivat kryesorë të shkencëtarëve është të zbulojnë principet e përgjithshëm që qeverisin sesi informacionet përpunohen nga qarqet neuronale.