Policia e Shtetit ka zbuluar 4 parcela me kanabis në Memaliaj. Në këto parcela ishin mbjellë rreth 300 bimë dhe ndodheshin në një zonë të pyllëzuar të fshatit Xhafaj dhe Krahës.
Policia e ka bërë të mundur zbulimin e këtyre parcelave falë kontrollit nga ajri për shkak të terrenit ku ndodheshin. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar dhe kryeplaku.





