Është publikuar lista e këngëtarëve shqiptarë që do të jenë këtë vit juri e "Eurovisionit" dhe do të japin 50% të pikëve.

Ishte Anxhela Peristeri që ka postuar në InstaStory listën e këngëtarëve, pjesë e cilës është vetë Peristeri, Eranda Libohovën, Dilan Rekën, Julka Gramon dhe Gent Rushin, që në bazë të eksperiencës së tyre në muzikë, do të vlerësojnë këngët e festivalit europian.

Më datën 16 maj, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin "Eurovision" me këngën "Ktheju tokës".