19 maj 2015 – Një lajm çnjerëzor dhe mizor që të pështjellon stomakun: "Ia kam futur gishtat në hundë dhe e kam mbytur. Ishte kënaqësi. Dhe e kam tërhequr nga prangat e këmbëve nëpër stacionin e policisë. Ishte aq bukur …."

Këtë mesazh ia ka dërguar një punonjës i policisë federale në Hannover në mars të vitit të kaluar nga aplikacioni WhatsApp kolegëve të tij.

'Deutsche Welle' shkruan se viktima e tij është një refugjat 19-vjeçar nga Afganistani. Kështu raporton transmetuesi Norddeutscher Rundfunk (NDR). Sipas raportit viktima duhet të ketë rënë në sy për shkelje të vogla, ndër të tjera, se ai nuk ka patur pasaportën gjatë një kontrolli të policisë. Policët e morën me vete në stacionin e policisë në stacionin e trenit në Hanover: Atje në një qeli të policisë ai është keqtrajtuar dhe poshtëruar.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Gjashtë muaj më vonë, sipas hulumtimeve të NDR-së, një marokan 19-vjeçar nga Tanger u arrestua nga policia në Hannover, sepse ishte duke udhëtuar me tren pa biletë. Edhe ky refugjat duhet të jetë keqtrajtuar në një qeli të stacionit të policisë. Përsëri, sipas stacionit NDR, kjo dëshmohet nga mesazhi i policit, në të cilin ai mburret për veprimet e tij. Marokani, sipas lajmit të cituar nga NDR, ka "hungëruar si derr. Pastaj bastardi ka ngrënë mishin e prishur të derrit nga frigoriferi. Nga toka."

 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/