Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës janë gjetur disa mbetje mortore.

Sipas KQPZh-së, eshtrat e gjetur potencialisht i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur rezultati i eshtrave të gjetura do të bëhet publik pas analizave të ADN-së.