Zbulohen prapaskenat e aktivitetit seksual të Adam Johnson me vajzën e mitur 15-vjeçare. Sot futbollisti i Sunderlandit ishte i pranishëm në Gjykatë, ku janë zbuluar sekretet e para.

Aty janë publikuar mesazhet që Johnson i ka shkëmbyer me vajzën. Gjithçka nisi për një fanellë me nënshkrim dhe përfundoi me aktivitet seksual.

Johnson: “A jeni në vitin e fundit të shkollës?”.

Ajo: “Në vitin e 10-të. A mund të më dërgosh një fanellë të nënshkruar?”

Johnson: “Ku do të dalim?”

Ajo: “Unë nuk jam mjaftueshëm e rritur për të dalë”

Johnson: “Po, por dukesh e rritur. Kur i mbush 16?”

Ajo: “Të gjithë e thonë atë. Në nëntor”

Ata vazhduan të shkruanin edhe pas takimit të tyre. Të dy pohuan që “kaluan mirë”, duke bërë plane për takimin e ardhshëm.

Në atë kohë, gruaja e Johnson, Stacey Flounders, ishte shtatzënë.