Vrojtohen në gjak molekula që ndihmojnë në diagnostikimin e një tumori të tiroides që është shumë e vështirë të dallohet.

Rezultati i publikuar në revistën shkencore ‘Biomarker Research’ është nga një studim i universitetit La Sapienza të Romës në bashkëpunim me atë të Sienës, Cagliarti dhe Napolit, i kryer me teknologji innovative dhe mund te përmirësojë ndjeshëm si diagnozën ashtu edhe prognozën e pacientëve.

Teknologjia në këtë rast ka bërë të mundur një rezolucion të jashtëzakonshëm deri tek çdo molekulë e AND-së. Gjithashtu autorët shpjegojnë se zbulimi i fundit i hap rrugën për kërkime të mëtejshme edhe për patologji të tjera, në përmirësimin e teknikave të zbulimit dhe kurimit.