Monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles janë bërë publike. Një monedhë me vlerë 50 pens me imazhin e tij do të hyjë në qarkullim brenda pak javësh.

“BBC” ka mundur të marrë një pamje të parë të monedhës 50 pens dhe asaj prej 5 paund, të cilat kanë të gdhendur imazhin e Mbretit të ri nga skulptori Martin Jennings. Monedhat ndjekin shekuj të tërë tradite dhe tani ndryshe nga paraadhësja e tij, monarku sheh nga ana e majtë.

Njësoj si mbretërit e tjerë britanikë dhe ndryshe nga Mbretëresha, Mbreti Charles nuk mban kurorë. Charles III e ka miratuar personalisht shëmbëlltyrën dhe dukej i kënaqur nga ngjashmëria.

Monedhat do iu shiten koleksionistëve nga Banka Mbretërore nga fillimi i javës së ardhshme. Monedha 50 pens do të jetë e disponueshme për përdorim përpara fundit të vitit dhe do shpërndahet sipas kërkesës së bankave, shoqërive të ndërtimit dhe zyrave postare.

Ato do të qarkullojnë së bashku me monedhat që mbajnë imazhin e Mbretëreshës së ndjerë, të cilat janë rreth 27 milionë që do vazhdojnë të jenë të pranueshme në dyqane.