Mediat gjermane kanë zbuluar arsyen e vrasjes së dy shqiptarëve mbrëmjen e të shtunës në Berlin. Drama e xhelozisë për një grua mësohet të jetë motivi i vdekjes së 47-vjeçarit Bledi G., dhe autorit, 60-vjeçari i cili më pas u vetëvra.

Bledi G., kishte lidhje me ish-gruan e 60 vjeçarit dhe ky me sa duket është motivi kryesor i krimit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

47-vjeçari u qëllua në pjesën e gjoksit duke gjetur vdekjen e menjëhershme dhe më pas 60-vjeçari vrau veten me pistoletën e krimit.

Në vendin e ngjarjes në afërsi të stacionit të metrosë Bismarckstraße dhe jo shumë larg nga "Deutsche Oper", policia kriminale ka siguruar prova të vrasjes.