BERLIN – Shërbimet gjermane të sigurisë konfirmuan se ekziston një video e postuar në internet nga ekstremistët islamikë, ku bëhet thirrje për vrasjen e kancelares gjermane Angela Merkel dhe për një sulm ndaj ndërtesës së parlamentit në Berlin.
“Video nuk ka detaje të planeve dhe nuk ka prova konkrete për një sulm të afërt”, sipas zyrtarëve të zbulimit që iu referohet Agjencia e Shtypit gjermane DPA.
Një islamist gjerman, i cili e quan veten Abu Azzam dhe që mendohet se tani jeton në Egjipt, flet për 3 minuta në video.
Gjermania ka 3 800 000-4 300 000 myslimanë. Gazeta Die Welt raportoi e para sot ekzistencën e videos në fjalë.