SHBA, 8 prill 2013– Një studim i ri i hulumtuesve shëndetësorë ka gjetur se nuk është vetëm yndyra në mishin e kuq, ajo që dëmton zemrën e njeriut.
Ekipi i shkencëtarëve nga universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara ka zbuluar se mishi i kuq përmban amino-acid, të quajtur ‘carnitine’, i cili rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Sipas tyre, ‘carnitine’ formon një substancë, e cila shkakton trashje të arterieve.
Ajo është gjetur në mish viçi, qingji, pate dhe derri. Studimi, i publikuar në revistën Nature Medicine, po ashtu paralajmëron se ‘carnitine’ është gjetur edhe në disa pije energjike, transmeton REL.
Studimi është financuar nga Instituti Kombëtar i SHBA-së për shëndetin.





