Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se shkaku i rënies së zjarrit në automjetin e kreut të OSHEE-së, ka qenë prej një defekti elektrik në makinë.

Automjeti tip “Land Rover” me targa AA 064 AX u shkrumbua plotësisht pas mesnate në lagjen nr. 1 të Durrësit, në një parking nëntokësor.

Zjarri ishte i përmasave të mëdha, çka rrezikoi dhe përhapjen e flakëve në makinat e parkuara aty pranë. Efektivët e policisë dhe forcat e zjarrfikës shkuan menjëherë në vendngjarje, ku falë ndërhyrjes së tyre, u bë i mundur neutralizimi i flakëve.