Zbardhen disa nga sms-të që ka shkëmbyer Desara Mancellari, 23-vjecarja e arrestuar nga policia e Tiranës si autore e djegies së qëllimshme të 4 makinave, me ish-të dashurin e saj V. Papajani.

Gazeta “Panorama” në faqen e saj online ka treguar edhe një anë tjetër të historisë. Deri më tani, është thënë se ajo i dogji automjetet e V. Papajanit në shenjë hakmarrjeje pasi ai kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes. Por nga SMS-të, del një histori tjetër sipas kësaj gazete.

Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, Papajani i lutet vajzës që të mos e ndërpresë lidhjen e me të. Mesazhet i janë dhënë gazetës nga një i afërm i vajzës. Sipas tij, vajza është kërcënuar vazhdimisht nga djali dhe familjarët e tij. Ai ka treguar se ata ishin ndarë kur i riu ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi për shkak të dyshtetësisë. Me kthimin e tij nisën edhe konfliktet që e shtynë vajzën që të kryente veprimin për të cilin është arrestuar.