26qershor 2015 – Pasi zbuloi një sasi prej 1 kile kokainë dhe 3 marijuanë, policia italiane në Teramo vuri në pranga 13 persona, mes tyre 4 shqiptarë. Policia tha se, pjesa tjetër e grupit ishte e përbërë nga italianë dhe rumunë, ndërsa drejtues ishte pronari i një firme ndërtimi, i cili e fshihte aktivitetin kriminal nën petkun e kompanisë. Pronari italian, me inicialet W.D, 43 vjeç i shfrytëzonte në maksimum “punëtorët”, derisa kishte arritur që me paratë e drogës të blinte 10 makina, mes tyre një Lamborghini Gallardo si dhe një jaht.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”