Shkencëtarët australianë kanë zbuluar vezët më të vjetra ndonjëherë të një krokodili, afro 55 milionë vjeçare, të cilat besohet se i përkasin llojit të njohur si “drop crocs”.
Grupi i zhdukur i krokodilëve jetonin në ujërat e brendshme të Australisë kur kjo e fundit ishte e lidhur me Antarktidën dhe Amerikën e Jugut në një superkontinent të quajtur Gondwana.
Disa prej këtyre krokodilëve kishin stil gjuetie të ngjashëm me atë të leopardit: ngjiteshin në pemë për të pritur prenë dhe zbrisnin mbi çdo gjë të papritur që u pëlqente për darkë.
Këta krokodilë, që mund të ngjiteshin deri në pesë metra lartësi, ishin në mazhorancë, shumë para se të shfaqeshin krokodilët modernë të ujërave të kripura.
Vezët u zbuluan dekada më parë, por analizimi i tyre u realizua këtë të mërkurë me ndihmën e shkencëtarëve spanjollë.
Zona e Murgon, ku u gjetën vezët, është e njohur si një nga vendet më të vjetra të fosileve në Australi dhe ka nxjerrë gjetje të tjera si zogj, zvarranikë, gjitarë të vegjël dhe lakuriqë nate të lashtë.
Për shkencëtarët është një pasuri e rëndësishme dhe më shumë zbulime të jashtëzakonshme priten nga ky vend në të ardhmen.





