Hapja e nje aparati celulare u kthye në provë për prokurorinë e posacme për të zbuluar aferën e korrupsionit.
Prokurori Dritan Prenci ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara.
Bëhet fjalë për:
1. Ndertimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.
2. Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë- Ersekë, loti i 2 (pjesa e parë)”, me nr. REF-75548-10-14-2020.
3.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave. Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF-68285-08-11-2020.
Kryebashkiaku Erion Isai biseda me administratoren e kompanise fituese:
Konkretisht janë zhvilluar biseda në aplikacionin “Whatapp” midis të pandehurës Entela Çano, administratore e shoqërisë fituese të kesaj procedure prokurimi “A&E Engineering” sh.p.k., (me nr.celulari ……), shtetasit Erion Isai, me detyre Kryetar i Bashkisë Kolonjë, njekohësisht titullar i autoritetit (me nr. celulari 355697000077), shtetasit Armand Tafili, me detyrë Pergjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë, njëkohësisht përgjegjës i njësis së prokurimit (me nr. celulari …….), shtetases Erjona Bujupi, punonjëse e shoqërisë së të pandehurës Entela Çano, “A&E Engineering” sh.p.k., (me nr. celulari …….), me permbajtjen si më poshtë:
Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me permbajtje si më poshtë:
Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:
“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj Enteles. Vetëm rrjeti jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 lekë.”
Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Mirëmëngjes, ok. Mi dërgo. Ok të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne, reduktim parametrash”.
Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Sa më shpejt s plis…”
Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Ok… pa merak… Pa problem.”
Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:
“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vëlla. Një zjarri te lutesh…”
Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ju vell…!”
Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:
“Të ndonjë fshati? Të ndonjë fshati?”
Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka.. po sforcohemi shumë për të arritur vlerën..230 me tvsh..jam e saktë ? Ma konfirmo të lutem”.
Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:
“330 Është max.”
Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Shqyr…?”
Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Pls… zjarrrr… Se nesër duhet me i printu t’i vulos ktu te Unë. Të premte mëngjes herët. Duhen dorëzu.”
Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën..”
Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ishte teeepeeeeee e lartë”
Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”





