Gjatë vizitës së parë zyrtare në Tiranë si kryeministër i Kosovës, në axhendën e Albin Kurtit  ishte parashikuar edhe një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, e cila u anulua.

Burime nga delegacioni i qeverise së Kosovës, bënë me dije se për shkak të një takimi të Kurtit në Prishtinë me ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio, takimi me kryebashkiakun është anuluar.

Në një axhendë të ngjeshur takimesh, kryeministri Kurti u prit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi si edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.