“O zot është mashkull!” kjo frazë e përbërë nga vetëm pak fjalë duket se ka shkaktuar fundin e martesës mes princit Charles dhe ledi Dianës. Zbulimi bëhet 21 vite pes vdekjes së princeshës më të dashur në Britaninë e madhe dhe 22 vite pas divorcit zyrtar mes tyre.

Fraza është thënë nga princi Charles menjëherë pas lindjes së princit Harry. Në librin e tij “Diana: Historia e saj e vërtetë”, biografi Andreë Morton zgjeron edhe më shumë atë që u deklarua edhe nga vetë Diana në një intervistë të vitit 1991, ku ajo theksoi se kriza nisi pas lindjes së Harry-t.

Princi Charles donte një vajzë dhe kur pa Harry nuk nguroi të shtonte “Paska flokë të kuq”.

Sipas biografit, Diana tetoi ta mbante sekret faktin që po pristë djalë deri në ditët e fundit të shtatzënisë, pasi e dinte që Charles dëshironte vajzë.

Sipas Daily Mail, edhe në shtatzëninë e dytë të Kate Middleton, Charles dëshironte të bëhej me mbesë dhe këtë herë, të paktën, dëshira e tij u plotësua.