Pas lajmit se Saimir Tahiri është larguar nga Shqipëria, mësohet se udhëtimi i tij drejt Gjermanisë ka qenë për arsye familjare.

Burime nga PS-ja kanë deklaruar se arsyeja e largimit të Tahirit nga Shqipëria është operacioni që do të zhvillojë babai i tij për shkak të një sëmundjeje.

Po ashtu avokati i tij ka deklaruar se Saimir Tahiri është i lirë që të lëvizë jashtë shtetit.