Një lajm shokues ka qarkulluar nëpër mediat angleze menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç është ndaluar që të shkelë në Britaninë e Madhe.
Miliarderi rus nuk është parë pranë klubit të tij prej disa muajsh tashmë.
Raportohet se zyrtarët e imigracionit po bëjnë gjithçka të mundur që numri 1 i Çelsit, të mos jetë rezident në Britani.
Kjo vjen pasi Abramoviç është quajtur si një nga “mundësuesit kryesorë” të regjimit të Vladimir Putin.
Anglia madje mendon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për qëndrimin dhe tensionet që ka krijuar me Ukrainën.
Në rrjet së fundmi ka qarkulluar edhe një foto ku Abramoviç ndodhet në të njëjtën tavolinë me Putinin.





