10 tetor 2015 – Soni Malaj dhe bashkëshorti italian Mirko Luccarelli i japin fund martesës së tyre.

Prindërit e një vajze të vetme, Anës 3 vjeçe e gjysmë, kanë vendosur të nisin procedurat e divorcit pas shumë mosmarrëveshjeve që kishin kohët e fundit.

Sipas "Panorama Plus", Mirko nuk ishte dakort për shumë dëshira të Sonit në lidhje me punën e saj. Problemi kryesor ishte që Soni donte me çdo kusht të ndiqte karrierën e saj muzikore në Shqipëri, ndërsa Mirko këmbëngulte që ajo të vendosej në Romë (Itali), aty ku edhe kishin rezidencën kryesore të banimit. Kjo çështje i bëri që ta jetonin martesën në distancë dhe të mos binin kurrë dakord me njëri-tjetrin.

Çifti u lidh që kur ishin pjesë e spektaklit “Dancing with the stars”, pesë vite më parë.

/portali DurresLajm/