Gjermani-Danimarkë u ndërpre për disa minuta në pjesën e parë për shkak të kushteve atmosferike dhe rrufeve në Dortmund, teksa ishin danezët ata që e kërkuan ndërprerjen te kryesori Oliver.

Kjo ka ardhur nga kërkesa e teknikut Hjulmand, pasi në të kaluarën ai ka qenë trajneri i Nordsjaelland dhe në vitin 2009, lojtari i tij në atë kohë, Jonathan Richter humbi njërën këmbë dhe qëndroi për afro dy javë në koma pasi u godit nga rrufeja në takimin Hvidovre-Nordsjaelland.

Një arsye e fortë që në fund u aprovua edhe nga arbitri Oliver dhe pasi gjendja u stabilizua në Dortmund ndeshja rifilloi përsëri.