Policia arrin të gjejë makinën që u përdor 11 ditë më parë në atentatin ndaj Rudin Haxhiajt në zonën e quajtur kanali i Bistricës.

Audi me portobagazh me xhama të zinj dhe targë Tiranë 4512 F  u gjet i braktisur në fshatin Bistricë pak kilometra larg vendit ku u bë atentati ndaj Rudin dhe Eneid Haxhiajt, të afërm me njëri tjetrin.

Por sipas hetimeve të deritanishme, targat e këtij mjeti janë false dhe ky automjet rezulton i vjedhur në muajin gusht nga autorët e atentatit.

Në 30 Dhjetor 2015 Rudin Haxhiaj dhe Enid Haxhiaj u plagosën me armë.