Policia franceze ka zbuluar detaje të reja nga vrasja makabre e 37-vjeçares shqiptare Brunilda Kovaçi në Mugins në afërsi të Kanës.
Sipas mediave franceze, 37-vjeçarja e cila ishte nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjeve në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.
Mësohet se ka policia ka arrestuar një 28 vjeçar nga Kana si të dyshuar për krimin. Ai u ka treguar hetuesve policorë se e ka mbytyr 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.
Sipas detajeve nga prokuroria franceze, pas krimit i riu ka tentuar që të zhdukë trupin duke e dërguar në një park, ku ka tentuar ta djegë. Motivi i krimit mbetet ende i paqartë por dyshohet për motive të dobëta.
Prokurori shtoi se shqiptarja kishte denoncuar edhe një tjetër rast dhune në vitin 2015, ndërsa u identifikua nga 2 tatuazhe në trupin e saj.





