Gjendet në thellësitë e ujërave britanik një avion luftarak nazist i vitit 1940.
Avioni nazist A-17 ne nofkën “fluturuesi” ka më shumë se 73 vjet që qëndronte i zhytur në det.
Fluturuesi” ishte një nga avionët kryesor gjatë betejsë ajrore, për të sulmuar bazat britanike gjatë operacionit të quajtur “Blitz”.
Avioni do të restaurohet dhe do të vendoset në një muze, i cili do të shërbejë si një përkujtimore për viktimat e betejës ajrore të vitit 1940.
Avioni luftarak i cili u rrëzua në ujërat e kanalit britanik kishte 4 persona në bord, dy prej të cilëve u vranë gjatë përplasjes në det, kurse dy të tjerët u kapën nga forcat britanike dhe u mbajtën si të burgosur lufte.





