Avokati që u ndalua nga policia për tejkalim shpejtësie dhe nisi të debatonte me efektivin pas pezullimit të lejes së drejtimit është Genc Gjokutaj.

Policia nuk e bëri publik emrin e qytetarit në videon të cilën e shpërndau vetë për mediet, por emri i tij zbulohet sot nga e përditshmja “Panorama”.

Avokati i njohur Genc Gjokutaj u revoltua në momentin që punonjësi i policisë Rrugore i vuri gjobë dhe i pezulloi patentën, e nisi ta kërcënojë policin duke i thënë që do të ngrejë një kallëzim penal, dhe “ta mbante mend atë çfarë po i thoshte”.