21 korrik 2015 – Një operacion ku u angazhuan rreth 100 agjentë policie, çoi në shkatërrimin e një bande shqiptare të trafikimit të kokainës, duke vënë në pranga 10 persona e 6 të tjerë nën arrest shtëpie.
Duke iu referuar mediave italiane, hetimet e operacionit të koduar “Sbiff” të nisur që në korrik të 2014-s, zbuluan një rrjet të vërtetë të trafikimit të kokainës, administruar nga shqiptarë, që kontrollonin të gjithë territorin e rrethinat e qytetit të Viterbo-s. Banda përbëhej nga 13 shqiptarë, dy italianë e një nënshtetas rumun, të cilët e tregtonin kokainën kryesisht në lokalet e natës dhe diskotekat e territorit të Viterbo-s.
14 persona të kësaj bande akuzohen për “Trafikim e tregtim të lëndëve narkotike”, ndërsa dy të tjerëve i shtohet edhe akuza e “Kërcënimit e mashtrimit”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/