Policia e Fierit ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar 349 kilogramë kanabis si dhe duke vënë në pranga 5 persona.
Të arrestuarit janë:
1. Gazment Allkaj, 24 vjeç
2. Leonora Jaupaj, 41 vjeçe
3. Flora Jaupaj, 30 vjeçe
4. Olimbi Jaupaj, 47 vjeçe
5. Irma Jaupaj, 31 vjeçe
Mësohet se gratë e arrestuara punonin për llogari të Gazment Alikaj që e kishte kthyer banesën e tij në një laborator të përpunimit të kanabisit të tharë.
Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis.
Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





