Megjithëse Ami është kujdesur që gjatë këtyre muajve të fundit të jetë e kujdesshme në fotot që poston në rrjetet sociale, në një event në Tiranë, është zbuluar edhe më shumë.

Pas pak javësh çifti do të bëhen me vajzë dhe ndërsa presin të vijë në jetë fëmija i tyre i dytë, Ami po shijon pritjen e ëmbël, por pa lënë mënjanë edhe eventet në kryeqytet.

Megjithëse vetë moderatorja ka postuar në Instagram-in e saj një foto pa e treguar barkun, është Ermali dhe mikesha e tyre Tea Dupi, që ia kanë “thyer” privatësinë Amit.

Ndërsa Ami është duke bërë foto në këndin e caktuar të eventit, Ermali dhe Tea, gjithashtu po bëjnë foto për qejfin e tyre, por duket se qëllim kanë të nxjerrin edhe Amin në foto.