Zbulohet një tjetër bazë që celula terroriste e Barcelonës përdorte për përgatitjen esulmit terrorist të 17 gushtit në Las Ramblas. Në një fermë të braktisur në rrethinat e Tarragonas, policia gjeti fatura të blerjes së 500 litrave açeton, që i shërbente celulës së marokenëve për përgatitjen e bombave artizanale. Një nga te arrestuarit pranoi në gjykatë se materiali shpërthyes ishte thuajse gati.
15 persona mbetën të vrarë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në sulmin me furgon në Barcelonë. Autori i masakrës, 22-vjeçari Younes Abouyaaqoub, u vra në dalje të Barcelonës, ndërsa komandoja terroriste e përbërë nga 12 marokenë u shkatërrua plotësisht.





