9 qershor 2015 –Një bazë e falsifikimit të pijeve alkoolike dhe etiketave në kryeqytet, është zbuluar sot nga policia.
Baza e falsifikimeve ishte e vendosur në rrugën “Ylber Bylykbashi” në Tiranë, që drejtohej nga dy vëllezërit Sh. Hasa dhe E. Hasa, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit të ndërmarrë nga Antikrimi Ekonomik në Policinë e Tiranës.
Dyshohet gjithashtu se pjesë e këtij grupi ishte edhe një tjetër person, i cili kryente transportin.
Ndërkaq, në cilësinë e provave materiale, policia sekuestroi pijet alkoolike dhe etiketat e falsifikuara.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/