Një video e bërë virale në rrjet ka zbuluar sozinë e aktores së famshme, Jennifer Aniston.

Në të shihet një grua, e cila është nënë beqare, që ka një ngjashmëri të çuditshme me yllin 52-vjeçar të “Friends”, shkruan “Daily Mail”.

Në videon e publikuar në “TikTok”, ajo dëgjohet duke cituar disa reshta nga seriali i famshëm.

Postimi grumbulloi gati 350 mijë shikime në vetëm 48 orë ndërsa përdoruesit e mediave sociale u dyndën në faqen e gruas për të parë se kush ishte.

Videoja u postua nga llogaria @she_plusthree (emri i vërtetë i së cilës është Lisa Tranel).

Lisa shfaqet në klipin e stilit selfie në makinën e saj dhe buzët sinkronizojnë një skenë të Aniston nga një episod i viteve ’90 të “Friends” ndërsa karakteri i saj Rachel Green bisedon me Monica Geller (Courteney Cox)

Binjakja e Aniston duket njëlloj si ajo, duke filluar që nga ngjyra e flokëve e deri tek sytë bojë qielli.

Edhe shprehjet e fytyrës së Lisa-s janë të njëjtat me ato të aktores në rolin e Rachel-it.

.