SHBA, 18 prill 2014 – Sateliti Kepler, i hedhur në hapësirë nga NASA në mars të vitit 2009, ka bërë një zbulim sensacional. Ai ka zbuluar se një planet rreth 500 vite dritë larg sistemit tonë diellor mund të ketë ujë, madje oqeane me ujë në gjendje të lëngshme.

Planeti ka marrë emrin Kepler-186f dhe ndodhet në kostelacionin e Mjelmës. Ai rrotullohet rreth yllit të tij së bashku me 4 planete të tjerë, por që nuk kanë të njëjtat karakteristika si Kepler-186f, pasi ndodhen shumë pranë yllit të tyre dhe për këtë qëllim në to besohet se nuk mund të zhvillohet jetë,

Planeti Kepler-186f është 10% më i madh se Toka.

Sipas Paul Hertz, drejtorit të divizionit astrofizik të NASA-s, në Uashington, “zbulimi i Kepler-186f është një hap shumë domethënës drejt zbulimit të planetëve të tjerë të ngjashëm me planetin Tokë”.

Ylli rreth të cilit rrotullohet Kepler-186f është një Nana M o i kuq. Si ky yll janë rreth 70% e yjeve që përbëjnë galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/