28 maj 2015 –Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, çka bëri që të përhapet një panik i madh tek autoritet gjermane të sigurisë.
Brenda pak minutave u evakuua një zonë shumë të madhe, ku rreth 20 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga periferitë e Këlnit.
Fatmirësisht bomba që peshonte rreth 1 mijë kg, u çaktivizua gjatë pasdites pa pasoja.
Sipas autoriteteve gjermane, një shpërthim i mundshëm i bombës do të arrinte të shkaktonte dëme në një rreze prej 1 mijë metrash.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/