Objekti në foto është një topuz, apo çekiç druri që pritet të dalë në ankand në muajin tetor. Ai daton 4500 vjet më parë dhe sipas drejtuesit të ankandit Charles Hanson, mund të jetë përdorur nga mjeshtrit egjiptianë për ndërtimin e tempujve të lashtë.

Ky mjet pune është gjetur në një dollap rrobash, ku ruhej nga rrezet e diellit. Fillimisht çekiçi u zbulua gjatë Luftës së Dytë Botërore në një shpellë afër Kajros.

Artikulli, do të dalë në ankand me një vlerë shitje paraprake nga 2000-3000 paund.

Hanson  tha se topuzi ishte i përdorur, por në një gjendje të jashtëzakonshme.

Mjeti është verifikuar nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër dhe do të hidhet në ankand më 7 tetor.