Djegia e disa kabllove elektrike në katin e parë të godinës së bashkisë është bërë shkak për flakët dhe tymin që përfshinë godinën.

Tashmë kur gjithçka është vënë nën kontroll mësohet se ka qenë një shkëndijë elektrike shkaku i djegies së kabllove që kalonin pranë tualeteve të katit të parë.

Tymi është pikasur menjëherë dhe ndërhyrja mjaft e shpejtë e zjarrfikësve dhe policisë bashkiake bëri që të mos shkaktoheshin dëme në ambientet e tjera të katit të parë.