Pjesëtari i ri që pritet t`i shtohet familjes mbretërore është qendra e vëmendjes për momentin. Edhe pse nuk dihet ende gjinia e fëmijës që do të vijë në jetë, mediat kanë shkruar për dadon e tij.

Mesa duket, Harry dhe Meghan nuk do të ndjekin hapat e Kate dhe William, pasi nuk kanë në plan të punësojnë një dado të kualifikuar për vogëlushin.

Sipas raportueses së familjes mbretërore për Vanity Fair, çifti mbretëror do të mbështetet te ndihma e nënës së Meghan, Doria Ragland.